Aksident në Prishtinë, makina përfundon brenda një lokali (VIDEO)
Një vetaksident ka ndodhur pak minuta më parë në kryeqytet.

Nga ky vetaksident një veturë ka përfunduar brenda një lokali në rrugën “UÇK” tek Qafa në Prishtinë.

Klan Kosova mëson nga vendi i ngjarjes se një person është marrë me autoambulancë për t’u dërguar për tretman mjekësor.

Klani ka provuar të kontaktojë Policinë e Kosovës por të njëjtit kanë qenë të pa qasshëm në telefon, teksa në pamjet e siguruara në vendin e ngjarjes shihen policia dhe zjarrfikësit.
Shtuar më 25/10/2020, ora 23:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori