Aksident në Podujevë
Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në qendrën e qytetit të Podujevës. Raportohet se aty një person është goditet nga një makinë.

Policia bashkë me ambulancën janë në vendin e ngjarjes.

Personi i aksidentuar ka marrë lëndime trupore si dhe i njëjti është dërguar për në spitalin e Podujevës për trajtim të mëtejmë.

Aksidentin e ka konfirmuar edhe komandanti i stacionit në rajonin e Podujevës, Bekim Bislimi. Ai ka thënë se pas trajtimit në QKMF-në e Podujevës, personi i lënduar është liruar në shtëpi për trajtim të mëtejmë.


Shtuar më 21/02/2019, ora 16:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori