Aksident në Pejë vdes një grua
Një aksident i ndodhur dje rreth orës 17:00 në fshatin Zajm të Pejës, i ka marrë jetën një gruaje .

"I dyshuari mashkull K-Shqiptar derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin duke u ndeshur me veturën të cilën e drejtonte viktima mashkull K-Shqiptar", thuhet në raportin e Policisë.

"Si pasojë e aksidentit, lëndime vdekjeprurëse ka pësuar viktima femër K-Shqiptare-bashkëshortja e të dyshuarit, e cila ka ndërruar jetë në spitalin rajonal Pejë, dhe po ashtu lëndime kanë pësuar edhe katër persona pasagjerë në veturë, të cilët pas tretmanit mjekësor janë liruar".

"Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është u është dorëzuar familjarëve për ceremoni mortore". /albeu.com/

Shtuar më 23/06/2017, ora 10:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori