Aksident në Kaçanik, dy veta bëhen për spital
foto ilustruese
Një aksident trafiku ka ndodhur të dielën në Kaçanik, ku si pasojë e kësaj lëndime trupore kanë pësuar dy persona

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së dielës, në rrugën “Ismajl Raka” në Kaçanik, ku një veturë dhe një motoçikletë janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë e aksidentit, përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanq pësuar drejtuesi i motoçikletës së bashku me pasagjerin që ka qenë në motoçikletë.

Të lënduarit ndihmën e parë e kanë marrë në emergjencën e Kaçanikut e më pas janë dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të policisë.
Shtuar më 24/06/2019, ora 11:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori