Aksident në Istog, pesë të lënduar
Një aksident ka ndodhur në fshatin Bajincë të Istogut.

Si pasojë pesë persona kanë marrë lëndime trupore.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot në mesditë rreth orës 12:20 Policia e Kosovës është informuar për një aksident në fshatin Bajincë të Istogut. Në këtë aksident kanë qenë të involvuara dy vetura, dhe si pasojë e aksidentit, ekipi mjekësor ka konstatuar se 5 persona kanë pësuar lëndime trupore”, ka thënë Rugova.

“Sipas ekipit mjekësor, lëndimet e pesë personave janë të lehta”- shtoi Rugova.
Shtuar më 08/12/2019, ora 16:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori