Aksident në Gjilan, vdes 27-vjeçari
Pëlqej
Një 27-vjeçar ka humbur jetën në një aksident të ndodhur në rrugën Prishtinë-Gjilan, në fshatin Parallovë. Si pasojë e përplasjes së dy automjeteve, ka gjetur vdekjen e menjëhershme personi me iniciale B.P lindur në Gjilan. Shoferi i makinës tjetër, Xh. D. 22 vjeç dhe dy pasagjerët që ndodheshin në makinë me të, kanë pësuar lëndime të lehta trupore. Shkak i aksidentit besohet të ketë qenë shpejtësia e madhe me të cilin udhëtonte mjeti. /albeu.com/
Shtuar më 10/10/2013, ora 14:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori