Aksident në aksin Bardhosh-Prishtinë, tre makina të përfshira
Tri vetura janë përfshirë në një aksident komunikacioni sot në Bardhosh të Prishtinës, megjithatë nuk ka të lënduar dhe as viktima në njerëz.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Baki Kelani zëdhënës i Policisë së Kosovës.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të marketitAlbi” diku rreth orës 17:00. Nuk raportohet për persona të lënduar.

“Sot rreth orës 17:00 në Bardhosh, në afërsi të marketitAlbi”, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident të përfshira kanë qenë tri vetura, përderisa nuk është raportuar për persona të lënduar”, ka thënë Kelani.
Shtuar më 13/08/2019, ora 20:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori