Aksident masiv në Prishtinë
Policia e Kosovës(PK) për rajonin e Prishtinës ka bërë të ditur se sot rreth orës 15:00 ka ndodhur një aksident trafiku në hyrje të kryqytetit, saktësisht në teposhtëzen nga Veterrniku për në Prishtinë.

Zëdhënësi i PK-së, Agron Borovci ka treguar se në këtë aksident janë të përfshira katër vetura.

Sipas tij, aksidenti ka shkaktuar vetëm dëme materiale. Ndërsa fatmirësisht nuk ka persona të lënduar,raporton indeksonline.

“Pas daljes së Policisë në vendin e ngjarjes dhe ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme rruga është liruar për qarkullim”, ka thënë Borovci.


Shtuar më 23/04/2018, ora 16:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori