Aksident i trefishtë në Prishtinë, lëndohet një person
Një aksident trafiku ka ndodhur sot te mensa e studentëve. Nga ky aksident ka mbetur i lënduar një person.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Ahmeti ka njoftuar se në këtë aksident ishin të përfshira tri vetura shkruan ekspress.

“Rreth orës 12:30 ka ndodhë aksidenti në mes të tri automjeteve. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një person. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.
Shtuar më 22/11/2019, ora 15:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori