Sherr në Big Brother, Antonela i përvishet edhe Beniadës: Ti? Je vetëm fasadë (VIDEO)

Sot banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri po diskutonin për lojën e “Big Brother VIP”.

Sipas Sarës është kuptuar se kush do lekët dhe se kush do një eksperiencë, ndërsa Antonela tha se është kuptuar dhe se kush bën fasadë.

Antonela: Ka dhe fasadë ma beso.

Sara: Po mirë.

Beniada: Unë jam për eksperiencë, po të kisha fasadë do isha sjelljë ndryshe.

Antonela: Si ndryshe? Ti s’je sjellë keq ndonjëherë, as nuk je mërzitur, gjë që më bën të mendoj se po mban fasadë, po luan dhe po luan bukur se e di që njerëzit e duan pozitivitetin.

Beniada: Unë jam vetvetja. Jam pozitive, kam lindur pozitive dhe ata që më njohin e dinë.

Antonela: Po edhe unë jam pozitive , por nuk dal ashtu.

Beniada: Pse?

Antonela: Sepse janë situatat, nuk e duroj dot fallcitetin, njerëzit e shtirur.

Beniada është ndër personazhet më të pëlqyer këtë “Big Brother VIP” edhe këtë e tha edhe vetë prezantuesja Arbana Osmani.


Shtuar 16.12.2021 08:53