Aksident i rëndë në Skenderaj, ka të vdekur
Pëlqej
Sonte rreth orës 21:00 në rrugën rajonale Mitrovicë – Skenderaj ka humbur jetën një person si pasojë e një aksidenti.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë pë rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka treguar se aksidenti ka ndodhur në segmentin rrugor në fshatin Klinë e Mesme.

“Një veturë me targa vendore në rrethana ende te panjohura është perplasur në mbrojtëset e rrugës, ku si pasojë e lëndimeve ka humbur jetën një pasagjere e moshës 50 vjeçe”, ka thënë Zahiti.

Ai ka bërë të ditur se edhe katër persona tjerë kanë pësuar lëndime, e të cilët po trajtohen në Spitalin Rajonal në Mitrovicë. /albeu.com/


Shtuar më 11/08/2017, ora 23:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori