Tre persona kanë humbur jetën në një
aksident në autostradën Prishtinë – Shkup, në
afërsi të fshatit Babush.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e
Prishtinës, Luljeta
Mehmeti.
“Mund të konfirmojmë se sot rreth orës 19:00 ka ndodhur një
aksident trafiku në mes të 3 veturave në autostradën Prishtinë – Shkup, në
afërsi të Babushit. Policia e Kosovës i është përgjigjur rastit menjëherë në koordinim me Prokurorin e Shtetit, Ekipet
Mjekësore si dhe Kompanitë për Menaxhimin dhe Mirëmbajtjen e Autostradës. Si pasoj e aksidentit ekipet
mjekësore kanë konstatuar vdekjen e tre personave”, tha ajo.
Mehmeti bëri të ditur se njësitë policore dhe institucionet tjera janë ende në vendngjarje duke u marrë me rastin.
Shtuar më 26/03/2020,
ora 20:31