Aksident i rëndë në Prishtinë / 1 i vdekur, 6 të plagosur
Një 29-vjeçar nga Prishtina ka humbur jetën dhe 6 të tjerë janë plagosur, si pasojë e një aksidenti të rëndë automobilistik të ndodhur në qendër të Prishtinës, në orët e para të së dielës.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën "Dëshmorët e Kombit", afër objektit të Postës kryesore të Prishtinës. Policia ka arrestuar drejtuesin e automjetit "Hunday", që dyshohet se ka qenë shkaktar i këtij aksidenti, duke e tejkaluar limitin e shpejtësisë së lejuar.

Zëdhënësja e policisë, Florie Ahmeti tha për Top-Channel se, të dy automjetet e përshira; njëra e tipit "Hunday" dhe tjetra e tipit "Golf"; kanë qenë në lëvizje.

Ndërkohë si pasojë e goditjes, drejtuesi i makinës "Golf 4", i identifikuar me inicialet M.B., i lindur më 1986-n, ka humbur jetën, ndërsa 6 udhëtarët e tjerë, 2 femra dhe 4 meshkuj kanë përfunduar në Qendrën Klinike Universitare të Prishtinës. /albeu.com/
Shtuar më 01/11/2015, ora 14:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori