“Çmendet” moti në Spanjë, temperaturat mbi 40 gradë që në maj

Disa zona të Spanjës po përjetojnë majin me të nxehtë ndonjëherë me temperatura mbi 40 gradë Celsius në disa vende, sipas agjencisë shtetërore të motit, AEMET.

Agjencia lëshoi paralajmërime për të nxehtin në 10 rajone, duke thënë se mund të jetë “një nga valët më intensive” të të nxehtit në vite.

Ndryshimet klimatike po i bëjnë valët e të nxehtit më të shpeshta dhe më intensive.

Moti i ngrohtë pranveror i Spanjës është rezultat i ajrit të nxehtë që vjen nga Afrika e Veriut, duke bërë që temperaturat të rriten deri në 15 gradë Celsius mbi mesataren për këtë periudhë të vitit.

Temperaturat gjatë natës kanë qenë gjithashtu jashtëzakonisht të larta, duke mbetur mbi 25 gradë Celsius në disa zona të premten mbrëma.

Shkencëtarët thonë se valët e të nxehtit ka të ngjarë të bëhen më të shpeshta dhe më intensive në mbarë botën, me rritjen e temperaturave globale. Ndikimi i tyre gjithashtu ka të ngjarë të jetë më i përhapur./albeu.com