Aksident i rëndë në Graçanicë, plagosen 5 persona
Pesë persona janë lënduar në një aksident që ka ndodhur sot në orët e pasditës në Graçanicë. Në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura

Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës.

"Rreth orës 13:00 në rrugën Graçanicë-Shushicë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar pesë persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut", tha Ahmeti.
Shtuar më 04/09/2019, ora 16:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori