Aksident i rëndë në Bardhosh, 5 të plagosur (FOTO LAJM)

Para pak minutash ka ndodhur një aksident i rëndë në Bardhosh të komunës së Prishtinës.

Në këtë aksident, të përfshirë janë dy kombibusë, të cilët, siç raportojnë dëshmitarët nga vendi i ngjarjes, kanë qenë të mbushur me udhëtarë.

Të lënduar nga ky aksident janë pesë persona në mesin e tyre ka edhe fëmijë, raporton Express.

Aksidentin e kanë konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

"Rreth orës 16:30 kemi marrë informatën për një aksident në magjistralen Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Bardhosh. Në aksident të përfshirë janë dy vetura furgon. Si pasoj e këtij aksidenti janë lënduar 5 persona të cilët aktualisht ndodhen në QKUK, ku po marrin trajtim mjekësor", tha për Gazetën Express zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti. /albeu.com/


Shtuar më 07/07/2015, ora 17:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori