Nuk ndalen tërmetet, profesori turk: Nuk ka asnjë mënyrë për të përcaktuar kur do të përfundojnë pasgoditjet

Ziyadin Cakir nga Universiteti Teknik i Stambollit të Turqisë ka thënë se nuk ka asnjë mjet apo metodologji shkencore për të përcaktuar se kur do të përfundojnë tërmetet ose pasgoditjet në vend.

“Pasgoditjet dhe tërmetet e tjera si dje mund të ndodhin jo vetëm në të njëjtat zona, por edhe të ndodhin gjetkë si në Malatya (në veri) ku ka thyerje, mbi të cilat u rrit presioni nga këta tërmete masive. Është një krizë e madhe dhe nuk ka mbaruar ende”, tha ai nga Stambolli.

Turqia u godit sërish nga një tërmet me magnitudë 6.4 dhe 5.8 të hënën, që shkaktoi 11 viktima dhe qindra të plagosur.

Kjo vjen pas tërmetit shkatërrues të dy javëve më parë, që la mbi 41 viktima në Turqi dhe së bashku me Sirinë, numri i të vdekurve arrin në mbi 47 mijë. /albeu.com


Shtuar 21.02.2023 14:08