Aksident i rëndë në autostradë
Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur sot në mëngjes rreth orës 8:00 në Autostradën “Ibrahim Rugova”.

Sipas një fotografie të dërguar në Kallxo.com nga një qytetar shihet një veturë e rrokullisur.

Sipas asaj që shihet në foto, vetura është me tabela regjistrimi të Shqipërisë.

Po ashtu, shihet se në vendin e ngjarjes ka dalë Policia dhe automjeti që tërheq veturat e aksidentuara ose me defekt.
Shtuar më 06/06/2017, ora 12:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori