Aksident i frikshëm në Koroman, vdes një grua
Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Pejë, saktësisht te vendi që njihet si udhëkryqi i Komoranit.

Aksidentin me fatalitet e ka konfirmuar komandanti i Trafikut Rajonal të Prishtinës, majori Milaim Fejzullahu.


Sipas Fejzullahut, në këtë aksident ka humbur jetën viktima e gjinisë femërore.

“Në këtë aksident një person i gjinisë femërore ka humbur jetën ndërsa dy persona, po ashtu të gjinisë femërore, kanë pësuar lëndime të rënda”, ka thënë Fejzullahu për KALLXO.com.


Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:00.

Sipas Policisë, dyshohet se viktima ka humbur kontrollin mbi veturën e saj.
Shtuar më 24/12/2017, ora 21:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori