Aksident fatal në rrugën Prilep-Krushevë
Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur në rrugën Prilep-Krushevë, me pasojë një të vdekur dhe tre të lënduar rëndë.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:00 në afërsi të fshatit Konjari i madh.

SPB e Manastirit bën të ditur se në aksident ka vdekur një 24 vjeçar nga fshati Sllavej.

Janë kryer kontrollet dhe ekspertizat për të vërtetuar shkaqet e aksidentit.

Aksidenti shkaktoi bllokim disaorësh të rrugës Prilep-Krushevë. /albeu.com/
Shtuar më 03/07/2017, ora 08:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori