Aksident fatal në Kosovë, 3 persona ndërrojnë jetë, 4 të plagosur
Tre persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Bërnjak të Rahovecit.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Lirije Podrimaj, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se viktimat janë dy meshkuj dhe një grua.

“Patrullat policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e dy personave në vendin e ngjarjes dhe katër persona kanë pësuar lëndime trupore”, u shpreh Podrimaj.

Më vonë është konfirmuar vdekja e personit të tretë.

Sipas zëdhënëses Podrimaj, informacionet e para kanë treguar se aksidenti i ndodhur në mes të dy automjeteve udhëtarësh ka ndodhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë dhe tejkalimit në mënyrë të pasigurt.

Pas lajmit për viktimat ka reaguar kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, ai u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që të shtojnë kujdesin në trafik
Shtuar më 26/07/2019, ora 19:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori