"Aksham pazari": Kosova nuk ka politikë zhvillimore
Alanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)
Në debatin me temën "Aksham pazari i aseteve publike", i cili është organizuar nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur u tha se Kosova nuk ka politikë zhvillimore, kurse marrja e vendimeve në mënyrë të pamenduar do t’i dëmtojë relacionet me botën.

Hulumtimet e Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur kanë treguar se lidhur me projektet e mëdha, siç është autostrada Vërmicë – Merdar dhe Termocentrali “Kosova e Re” nuk ka pasur transparencë të mjaftueshme dhe nuk janë bërë analizat financiare të tyre.

Për ndikimin e autostradës, Termocentralit “Kosova e Re” dhe buxhetit në marrëdhëniet me botën e jashtme ka folur edhe drejtori i Klubit për Politikë të Jashtme, Veton Surroi.

Surroi ka thënë se “Vendimet e pamenduara mirë do t’i dëmtojnë relacionet e vendit tonë me institucionet ndërkombëtare dhe me vendet me të cilat kemi vendosur tashmë marrëdhënie dhe se kjo do ta sjellë vendin në situatë të vështirë sa i përket politikës së jashtme.

Është vlerësuar se nga shitja e PTK-së pagesa e mjeteve mund të zgjatet deri në vitin 2012 dhe jo të gjitha paratë do të paguhen me një këst të vetë, kështu që për pasojë Kosova nuk do të mund të paguajë shpenzimet e autostradës Morinë – Merdar” tha Surroi.

Shtuar më 13/04/2011, ora 19:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori