Meta nga Shkupi: Rivizatimi i kufijve nuk është zgjidhje, është provuar dhe ka qenë një katastrofë për rajonin

Presidenti Ilir Meta ndodhet në ditën e tretë të vizitës së tij në Maqedoninë e Veriut. Përmes një postimi në Facebook, ai shkruan se rivizatimi i kufijve nuk është zgjidhje. Sipas tij, zgjidhja është , është respektimi i të drejtave të të gjitha minoriteteve.

Postimi i Metës:

Në rajonin tonë, nuk ka kombe të mëdha dhe kombe të vegjël.

Në rajonin tonë duhet të ketë vlera europiane, që mbrohen dhe respektohen njësoj nga të gjithë.

Nuk mund të jetë zgjidhje rivizatimi i kufijve, sepse kjo çështje është provuar, ka dështuar dhe ka qenë një katastrofë për rajonin.

E vetmja zgjidhje, është respektimi i të drejtave të të gjitha minoriteteve nga kushdo, në mënyrën e duhur dhe në respekt të standardeve europiane. Kjo do të garantonte dhe konsolidonte paqen, stabilitetin, sigurinë, do të forcojë bashkëjetesën ndëretnike dhe do të përmirësojë klimën e biznesit dhe besimin tek e ardhmja./albeu.com

 


Shtuar 13.01.2022 19:18