Fundosja e jahtit në Zvërnec, turistët akuzojnë shtetin që nuk ka vendosur sinjalizime

Një jaht rreth 11 metra i gjatë u fundos ditën e sotme në Zvërnec, në orët e para të mëngjesit pasi u përplas me një shkëmb nënujor.

Për fat mirë, 4 turistët italinë mes tyre dhe një fëmijë shpëtuan pas asnjë dëmtim.

Një nga turistët ka folur për mediat dhe është shprehur se ishin nisur nga Sllovenia, duke përshkuar të gjithë Kroacinë dhe Malin e Zi pa asnjë problem.

Jemi nisur nga Sllovenia dhe kemi përshkuar gjithë Kroacinë, kemi kaluar 600 ishuj në Kroaci dhe Mal të Zi. Në  Vlorë si gjithë pronarët e varkave përdora një program që tregon lartësinë e skafit me bazën e ujit dhe të jep sinjale gjithçka që ndodhet nën det. Për fat të keq, varka nuk ka sinjalizuar asnjë shkëmb dhe për pasojë kemi goditur shkëmbin nënujor. Na kapi paniku. Jahti u fundos për dy minuta”, thotë ai.

Turistët nga Pavia ia hedhin fajin mungesës së sinjalizimit nga autoritetet shqiptare dhe falenderojnë qytetarët që u erdhën në ndihmë.

Është një problem me lajmërimet që shteti shqiptar duhet të bëjë për pjesën nënujore. Nëse bëjmë gabim ndëshkohemi, ashtu dhe shteti duhet te penalizohet për moslajmërimet. Policia e kufirit dhe Guardia mbërritën menjëherë. Falenderojmë popullin shqiptar qe na ndihmuan, na dhanë ushqim na mirëpriten dhe nuk na morën asnjë lek”, përfundon ai.