La fushën në minutën e 72 për shkak dëmtimi, Dortmundi në ankth për Haaland

Borussia Dortmund u mposht me rezultatin 0-1 nga Bayern Munich, ndeshje e vlefshme për javën e 28-të n Bundesliga.

Mirëpo përveç humbjes, verdhezinjtë i frikësohen dhe dëmtimit të sulmuesit të saj kryesor Erling Haaland.

Talenti 19-vjeçar u detyrua të linte fushën në minutën e 72-të teksa në përpjekje për të kapur topin e krosuar nga Jadon Sancho, pësoi tërheqje muskulare.

Nuk dihet se sa serioz është dëmtimi, por tashmë verdhezinjve u janë zbehur shpresat për titullin kampion teksa e sheh veten 7 pikë larg bavarezëve kryesues.


Shtuar 27.05.2020 06:39