AKR: KQZ të rinumëroj votat!
Aleanca Kosova e Re është shprehur se KQZ duhet të rinumërojë votat në të gjithë Kosovën.

Sipas kësaj force politike, ka fakte që flasin se votat janë manipuluar në disa komuna.

"Deri më tani, AKR ka të identifikuar disa prej rasteve të tilla, të cilat seriozisht e dëmtojnë AKR-në, dhe njëkohësisht abuzojnë me vullnetin politikvotuesit", thuhet në një njoftim të kësaj partie.

Aleanca Kosova e Re e Pacollit po ashtu ka shprehur shqetësim edhe me faktin se ka patur vota të AKR-së që i janë bartur tjetër subjekti politik. /albeu.com/
Shtuar më 13/06/2014, ora 17:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori