AKR kërkon edhe Ministrinë e Ekonomisë
Behgjet Pacolli
Behgjet Pacollit ende nuk i është plotësuar kërkesa edhe për një dikaster shtesë në Qeverinë e Kosovës. Por, zëvendëskryeministri i parë tani duket se është përcaktuar që ta ketë për vete Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik.

Lideri i AKR’së ditë më parë ka adresuar kritika për sektorin e ekonomisë, që udhëhiqet nga Ministri Besim Beqaj, duke thënë se partia e tij e ka planin e gatshëm për zhvillim ekonomik të Kosovës.

“Unë do të doja që ministria e tij të ketë më shumë suksese. Duhet t`ju them se ka material për të implementuar për zhvillimin ekonomik. Ka program AKR’ja”, kishte thënë Pacolli për KTV’në.

Burime të Express brenda Qeverisë kanë thënë se Pacolli përpos disa mosmarrëveshjeve që ka pasur me Ministrin Beqaj, tash ai po përdor edhe dështimin e privatizimit të PTK’së si arsye për të marrë Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik.

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka përsëritur përgjigjen e mëhershme se nuk është në dijeni se PDK duhet t`ia ndajë edhe një Ministri AKR’së së Behgjet Pacollit. “Unë nuk e di këtë”, është përgjigjur Kuçi.
Shtuar më 04/11/2011, ora 21:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori