AKR kërkon drejtësi për rastin e “Grandit”
Aleanca Kosova e Re ka shprehur indinjatën e saj me punën dhe efikasitetin e institucioneve të rendit dhe ligjit, në raport me menaxhimin e situatës në rastin e “Grandit”.

AKR beson në drejtësinë në Kosovë dhe thërret në efikasitet dhe në paanshmëri. Ajo beson se rendi dhe ligji janë dhe do të mbeten mbi politikën ditore dhe se assesi nuk duhet të përdoren si vegla politike.


“Ne besojmë se paanshmëria e sistemit ligjor përbën thelbin e një shteti funksional, parakusht për shoqëri të lirë demokratike dhe ekonomikisht të zhvilluar. Rasti i fundit si dhe shumë të tjerë para tij, ngrenë dyshime serioze në funksionim e shtyllës së rendit dhe ligjit në Kosovë, duke filluar nga rrjedhja e informatave, tek mos fillimi i hetimeve me kohë, e deri tek përdorimi i dëshmive të prokurorisë për qëllime politike”, thuhet në komunikatë.
Shtuar më 18/09/2012, ora 18:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori