AKR-ja siguron katër vende në Kuvend, pritet shpejt të konfirmohet edhe i pesti
Pëlqej
Në kuadër të listës së koalicionit PDK – AKR-LAA, partia e Pacollit, sipas të dhënave të publikuara deri më tani, do të ketë 4 përfaqësues, por me shumë gjasa ky numër të shkoj deri në pesë.


Emrat që do ta përfaqësojnë AKR-në në Parlamentin e Kosovës, janë Behgjet Pacolli, Labinot Tahiri, Labinota Demi–Myrtezi dhe Refiqe Tërnava.

Deputeti i pestë në legjislativin e ardhshëm të Kosovës, pritet të jetë Korab Sejdiu, por ende nuk është e sigurtë. /albeu.com/


Shtuar më 19/06/2017, ora 13:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori