Aleanca e Kosovës së Re
insiston që
votat të rinumërohen.
Zyrtarët të lartë të AKR-së gjatë një takimi që kanë patur me Zëvendës Shefin e Vëzhguesve nga Bashkimi Evropian, Marian Gabriel kanë diskutuar për procesin e përgjithshëm të zgjedhjeve nacionale të mbajtura në vendin tonë, më 8 qershor 2014.
Me këtë rast, zyrtarët kanë thënë se janë të shqetësuar lidhur me faktin se nuk po merret në konsideratë vullneti i lirë i popullit.
Në këtë takim, janë prezantuar fakte të cilat dëshmojnë mospërputhje të fletëvotimeve, gjatë këtij procesi zgjedhor.
AKR ka thënë se është në proces të verifikimit të rezultateve nga komisionerët dhe vëzhguesit e saj për këto zgjedhje, dhe mbi këtë bazë do të bëjë ankesat e saja ligjore. /albeu.com/
Shtuar më 16/06/2014,
ora 16:30