AKK detyron Behgjet Pacollin të heqë dorë nga bizneset private
Pëlqej
Agjencia Kundër Korrupsionit ka bërë të ditur që është mbyllur rasti ndaj zëvendëskryeministrit të parë të Kosovës, Behgjet Pacolli, lidhur me konfliktin e mundshëminteresit.

Gjatë kontrollimit të të dhënave nga AKK, është evidentuar se Behgjet Pacolli, zëvendëskryeministër i Kosovës, figuron edhe si person i autorizuar në një biznes privat “DIAMOND FASHION” dhe kjo situatë paraqet një konflikt të mundshëminteresit.

Pas kësaj AKK ka njoftuar Pacollin se ka filluar një procedurë për hetimin e këtij konflikti të mundshëminteresit , dhe ka të drejtë në afat prej 15 ditësh që të njoftohet me faktet që posedon Agjensia.

Lidhur me këtë qështje AKK ka mbajtur një takim me Pacollin ku e kanë njoftuar për gjendjen dhe ekzistimin e mundshëm të konflikti të interesit.

Pas këtij takimi, Pacolli ka njoftuar se ka marrë veprime juridike duke u tërhequr si person i autorizuar në këtë biznes.

Pas kësaj veprimi AKK ka marrë dokumentin nga Agjensioni për Regjistimin e Bizneseve, ku është vërtetuar se Pacolli nuk figuron më si përfaqësues I këtij biznesi, si dhe dokumentet që ai nuk është përfaqësues i “Mabetex Holdin” , mbi të cilin ishin ngritur pretendime paraprake.

AKK njofton se me këtë veprim, Pacolli ka shmangur konfliktin e mundshëminteresit dhe rasti është mbyllur. /albeu.com/
Shtuar më 12/01/2018, ora 17:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori