AKI-së nuk i del ndërtesa, 600 mijë euro për zyrat e reja
Qeveria e Kosovës këtë vit do të investojë 150 mijë euro në kompleksin e ri qeveritar në Hajvali. Kurse, për ndërtimin e ndërtesës përcjellëse të AKI-së, do t’i investojë 600 mijë euro
Qeveria me të hyra të ATK-së, do të investojë edhe 500 mijë eurondërtimin e ndërtesës për zyrën e Presidencës.

Kurse, për ndërtimin e objektit të ATK-Dogana në Prishtinë, nga të hyrat e ATK-së, është paraparë të investohen 800 mijë euro.

Krejt këto janë paraparë në ligjin e buxhetit, i cili është miratuar në Kuvendin e Kosovës.

Në Kompleksin Rilindja, vlerësimi i kompleksit Rilindja dhe renovimi i anekseve B,C dhe D, është paraparë një investim prej 10,754 euro. Ndërsa, për renovimin e objekteve qeveritare është paraparë të investohen 400 mijë euro.

Në kuadër të investimeve nga niveli qendror, është paraparë një investim pre 160 mijë eurove në ndërtimin e objektit të Prokurorisë Themelore në Gjakovë, 250 mijë eurondërtimin e objektit të KPM-së dhe 50 mijë eurondërtimin e shkollës multietnike në Mitrovicë Veriore.


Shtuar më 25/02/2019, ora 11:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori