AKI nuk ka verifikuar spiunin e BIA-s në zyrën e Thaçit
Ndonëse raportimi i Shefit të AKI-së, Shpend Maxhunit në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, ishte i mbyllur, për media u deklarua drejtuesi i Komisionit, Faton Topalli (PSD).

Në konferencë pas mbledhjes ai tha që në këtë raportim të mbyllur janë diskutuar dy tema, ku njëra nga to ishte emërimi i Branisllav Nikoliqit si këshilltarë në zyrën e presidentit Thaçi.

“Në mbledhje kishim të bëjmë me dy tema, njëra kishte të bënte me Branisllav Nikoliq, i cili ishte emëruar më herët këshilltar i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe pjesa e dytë kishte të bëjë me angazhimin e punës së komisionit në gjashtë mujorin e ardhshëm”, tha Topalli.

Duk treguar se çfarë është biseduar në mbledhje, Topalli tha që AKI nuk është përgjegjëse kë e emëron këshilltar presidenti.

“Për shkak që në opinionin publik shqetësim qe një shtetas serb është bërë këshilltar i Thaçit për këtë shkak e kemi thirrur drejtorin e AKI-së nga ajo që është thënë në mbledhjen e komisioni është se AKI nuk është përgjegjëse se kë e emëron presidenti për këshilltar dhe kë jo, ai nuk ka pasur kërkesë për verifikimin e tij”, tha ai.

Deputeti Topalli tregoi hapat që kanë marrë institucionet e Kosovës për të vlerësuar nëse Nikoliq ishte pjesë e shërbimit sekret serb.

“Është duke u verifikuar nëse janë të vërteta këto akuza deri më tani nuk kemi asnjë rezultat përfundimtar. Ajo që dihet është se Nikoliq ka qenë anëtar i bordit të PTK-së ai pastaj merr rrogë edhe nga presidenca. Akuza i bëhet nuk është e vërtetuar, organet janë duke u marrë”, tha ai.

Ai poshtu foli për mungesën e emërimit të inspektorit të përgjithshëm për auditimin e financave të AKI-së.

“Nuk është emeruar inspektori i përgjithshëm për AKI-në ky vend është i lirë qe nga marsi, përgjegjëses është presidenti dhe kryeministri është shqetësim i përbashkët qe ky funksion kontrollues pa kontrolle të brendshëm”, theksoi ai.

Javën e kaluar Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës ka njoftuar se presidenti Hashim Thaçi e ka liruar nga detyra këshilltarin politik, Branislav Nikoliq.

Zyra e Presidentit ka thënë se nuk ka pasur asnjë informacion paraprak dhe zyrtar nga institucionet e sigurisë në Kosovë për përfshirjen e mundshme të Branislav Nikoliqit në aktivitete të dyshimta, për të cilat është raportuar në media.

“Përkundër kësaj, Zyra e Presidentit i merr seriozisht raportimet e mediave për përfshirjen e mundshme të Nikoliqit në aktivitete të dyshimta, qofshin ato të natyrës kriminale ose që cenojnë sigurinë kombëtare”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Presidentit. /Kallxo/
Shtuar më 26/06/2019, ora 13:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori