Akademia Diplomatike e Kosovës hap selinë në Prizren
Komuna e Prizrenit ka marrë vendim që t’i jap Akademisë Diplomatike të Republikës së Kosovës, një objekt me vlera historike në qytetin e Prizrenit.

Objekti i cili ndodhet ne qender te Prizrenit, i njohur si Shtepia e Shuaip Pashe Spahiut, do te jete selia e Akademise Diplomatike te Kosoves.

Vendimi eshte marre unanimisht ne Kuvendin Komunal te Prizrenit, i paraprire edhe nga nje vendim i Komitetit per Politike dhe Financa te Komunes se Prizreni, qe o! bjekti ne fjale t'i jepet ne pronesi te perhershme Akademise Diplomatike.

Objekti ne fjale permban vlera te vecanta arkitekturore dhe historike, ndersa pronari i pare i saj, Shuaip Pashe Spahiu, ka qene nje nder personalitetet e shquara qe ka marre pjese ne Lidhjen Shqiptare te Prizrenit, duke sherbyer edhe si minister i Financave ne Qeverise e Lidhjes se Prizrenit.

Vendimi ne fjale eshte hap shume i rendesishem ne konsolidimin e gjithanshem te Akademise Diplomatike te Kosoves.

Ministri i Puneve te Jashtme i Republikes se Kosoves, Enver Hoxhaj, ne kuader te aktivitetit te tij, qe nga themelimi i ka dhene mbeshtetje te fuqishme Akademise Diplomatike per konsolidimin dhe funksionalizmin e plote te saj.

Ne kete kontekst, Hoxhaj e ka vleresuar shume te rendesishem vendimin e Komunes se Prizrenit per dhenien e ketij objekti per Akademise Diplomatike, duke shprehur mbeshtetjen e tij per punen e metutjeshme te Akademise.
"Ështe vizion i Qeverise se Republikes se Kosoves ! qe Prizr eni te jete nje qender e rendesishme e institucioneve shteterore te Kosoves, dhe pas themelimit te Universitetit te Prizrenit, Akademia Diplomatike eshte institucioni i dyte i rendesise se vecante qe vendoset ne qytetin e Prizrenit", ka thene Hoxhaj, me kete rast.

Drejtori i Akademise Diplomatike, ambasadori Albert Prenkaj, duke falenderuar Komunen e Prizrenit per kete vendim, e ka quajtur historik per Akademine Diplomatike te Kosoves.

"Pas vendimit te Qeverise se Kosoves per themelimin e Akademise Diplomatike, ky vendim perben nje kontribut shume te madh per funksionalizimin e ketij institucioni shume te rendesishem per diplomacine e Kosoves", ka thene Prenkaj. /albeu.com/
Shtuar më 24/05/2013, ora 15:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori