Rooney zgjedh mes Messit dhe Ronaldos se kush është më i miri i të gjitha kohërave

Jetojmë në epokën e Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldo, ku shpesh herë jemi përballur me pyetjen klishe tashmë, se cili është më i miri, Ronaldo apo Messi.

Përgjigja akoma diskutohet, pasi tifozët janë të ndarë, por ish-sulmuesi i Manchester United, Wayne Rooney s’ka aspak dyshime.

Rooney ka zgjedhur Lionel Messin para ish-shokut të skuadrës, Cristiano Ronaldo , si lojtarin “më të madh” ndonjëherë.

“Messi. Mendoj se e kam thënë këtë më parë, por të dy janë ndoshta dy lojtarët më të mirë që kanë luajtur ndonjëherë këtë lojë. Thjesht mendoj se Messi është, në sytë e mi, më i madhi ndonjëherë”, tha Rooney.

Është një zgjedhje befasuese, duke pasur parasysh se Rooney kishte një partneritet të shkëlqyer në fushë me Ronaldon gjatë kohës së tyre te djajtë.

Mes tjerash, ata fituan tre tituj kampioni në Premier League dhe një titull në Champions League.


Shtuar 18.06.2022 17:14