Aleanca Kuq e Zi zhvilloi të shtunën një tubim në qytetin e Kukësit. Kreu i AK-së Kreshnik Spahiu gjatë fjalës që mbajti përpara mbështetësve u shpreh se e
vetmja rrugë për të dalë nga qorrsokaku ku
politika 22 vjeçare e ka
futur Shqipërinë janë zgjedhjet e parakohshme.
“Vendi duhet të nxirret nga qorrsokaku ku
politika 22 vjeçare e ka
futur për interesa personale, dhe e
vetmja mënyre janë zgjedhjet e parakohshme”- deklaroi Spahiu.
Duke u ndalur tek çështja e bashkimit te Shqipërisë me Kosovën ai u shpreh se zhvillimi dhe bashkimi i shqiptarëve do të jetë i mundur vetëm nëse do të ndryshojmë klasën politike dhe largojmë xhaketat e vjetra të cilat po mbajnë peng për karriget personale të pushtetit rrugën e bashkimit dhe rrugën evropiane të shqiptarëve. /albeu.com/
Shtuar më 02/06/2012,
ora 13:54