E FUNDIT/ Fituan 3.7 milion euro nga kreditë, arrestohen 7 persona në Tiranë
AK: Korrupsioni e klanet po e shkatërrojnë vendin
Kryesuesja e Grupit Parlamentar të AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, akuzon qeverinë se po e fut vendin në varfëri, korrupsion e papunësi. Në një konferencë për shtyp, Kadaj-Bujupi tha se çmimet e larta të energjisë elektrike, dhe mungesa e të ardhurave për qytetarët, janë probleme shqetësuese. Sipas kryesueses së Grupit Parlamentar të AAK-së, furnizimi me energji elektrike në vend nuk është përmirësuar, mungojnë investimet, dhe ka humbje në rrjet, ndërsa nga ana tjetër çmimet rriten çdo muaj.

Kadaj-Bujupi tha se kjo kosto dhe pasiguri energjetike po e rëndon standardin e jetës së familjeve, po vështirëson të bërit biznes, dhe po shkakton largimin e investitorëve potencialë, për të cilët kushti kryesor për të investuar në Kosovë.

Sipas saj, kjo gjendje vjen nga politikat dhe vendimet e dëmshme të Qeverisë, korrupsionit dhe veprimit për interesa të individëve dhe klaneve qe po e shkatërrojnë vendin. /albeu.com/
Shtuar më 15/01/2015, ora 15:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori