Lëvizja Vetëvendosje po mban mbledhjen më të rëndësishme që kur kanë filluar të publikohen përçarjet brendapartiake. Kjo
mbledhje ka bërë bashkë të gjithë, Kryesinë e partisë dhe Grupin Parlamentar të saj. Aty erdhën edhe të dorëhequrit, përfshirë edhe
Dardan Molliqajn e Visar Ymerin. Por, siç duket, Aida
Dërguti i ka dhënë fund historisë së saj në VV, sepse ajo bojkotoi edhe këtë
mbledhje, e bashkë me të edhe Faton Topalli.
Kryesia e Vetëvendosjes së bashku me Grupin Parlamentar janë mbledhur për të diskutuar zhvillimet e fundit. Nga kjo
mbledhje pritet që protagonistët e përçarjes të dalin të pajtuar ose të ndarë përfundimisht.
Në
mbledhje, për herë të parë së fundmi,në selinë e Lëvizjes Vetëvendosjes u panë edhe Visar Ymeri,
Dardan Molliqaj,
Dardan Sejdiu dhe pothuajse të gjithë të tjerët që kanë dhënë dorëheqje, duke i dalë kundër
Albin Kurtit.
Përderisa në
mbledhje po marin pjesë ata që kanë sado pak shpresë për diskutim të brendshëm, pati nga ata që siç duket asgjë s’mund t’i bashkojë më me
Albin Kurtin.
Aida
Dërguti dhe Faton Topallin refuzuan të marrin pjesë edhe në këtë
mbledhje. Të dy megjithatë vazhdojë të jenë pjesë e GP të VV’së, e
Dërguti mban pozitën e nënkryetares së Kuvendit.
Nga ana tjetër, në
mbledhje të pranishëm ishin edhe krahu i
Albin Kurtit. Madje ky i fundit erdhi në selinë e partisë me të njëjtën veturë me Shpend Ahmetin, akoma të papoziocionuar.
Shtuar më 15/01/2018,
ora 16:56