AI: Familjarët e të zhdukurve të trajtohen si viktima lufte
Drejtuesja e organizatës Amnesty International dhe autore e raportit të fundit të kësaj organizate, për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, Sian Jones, ka thënë për Radio "Evropa e Lirë" se askush nga ata që janë përgjegjës për zhdukjen e 3 500 shqiptarëve të Kosovës, nuk është sjellë para ligjit.

Ajo ka përkujtuar se Qeveria e Serbisë nuk u ka siguruar familjeve të të zhdukurve as statusin e viktimave të luftës dhe se ato marrin më pak përfitime në krahasim me familjet e ushtarëve dhe policëve serbë, të cilët janë zhdukur jashtë kufijve të Serbisë.

Amnesty International përkujton se sipas ligjeve ndërkombëtare, zhdukjet e dhunshme nuk konsiderohen si krime të kryera deri në momentin që nuk përcaktohet fati i të pagjeturve.

Ajo ka shtuar se Qeveria e Serbisë ka për obligim, përballë Konventës ndërkombëtare për mbrojtje nga zhdukja e dhunshme, si dhe përballë Konventës kundër torturës, që familjeve dhe të afërmve të personave të zhdukur t'u japë reparacionin apo kompensimin adekuat, përfshirë edhe kompensimet që do t’ua mundësojnë vazhdimin e jetës së tyre.

Por, sipas saj, Serbia ende nuk e ka ligjin për personat e zhdukur, të cilin do të mund ta zbatonte.

Konventa ndërkombëtare për mbrojtje nga zhdukja e dhunshme, i definon si viktima të zhdukjes së dhunshme të gjithë anëtarët e familjeve të personave të zhdukur. /albeu.com/
Shtuar më 22/01/2015, ora 17:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori