Ahmeti tregon si u njoh në luftë me Hashimin, Veselin dhe Haradinajn
Pëlqej
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka dhënë detaje nga koha e luftës.

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka treguar se kur dhe ku i ka takuar Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Ramush Haradinajn, sot krerë të institucioneve në Kosovë.

Hashimin e kam njohur në konferencën që e kemi mbajtur në Kollar, në 93-tën”, ka treguar Ali Ahmeti.

“Kadriun nëse s’gaboj pak më herët, për shkak se e ka pasur një Sabitin kushëri, që ka qenë me neve", ka kujtuar ai në T7.

“Ramushin e kam njohur para 93-tës, diku në 90-tën, në 91-tën”, ka thënë Ahmeti, duke theksuar se me Haradinajn është njohur në Perëndim.


Shtuar më 14/06/2018, ora 07:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori