Ahmeti: Të qënurit nga Prishtina nuk garanton asgjë
Pëlqej
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se nuk do të hezitoj asnjëherë të emëroj drejtorë edhe nga komunat tjera, pasi sipas tij, të qenit nga Prishtina, nuk garanton asgjë.

Ai i është kundërpërgjigjur Ismet Beqirit, i cili është shprehur se është ofenduese për prishtinasit që drejtoresha është nga Gjakova.

Këto komente kanë ardhur, pasi kompletimit të qeverinë komunale. /albeu.com/

Ja postimi i plotë në Facebook:

"Nuk do të hezitoj asnjëherë të emëroj drejtorë edhe nga komunat tjera e besa edhe nga shtetet e tjera ne qoftë se mendojmë se do të bëjnë punë të mirë. Jusuf Thaçi nga Drenasi dhe Arbërie Nagavci nga Gjakova janë profesionistë të arsimit dhe për atë emërohen dhe do të emërohen edhe në të ardhmen. Të qenit nga Prishtina nuk garanton asnjë gjë, Për këtë kemi përvojë 14 vjeçare në qytetin tonë, ku keqpërdorimet në arsim dhe politizimi i arsimit e kanë sjell në këtë gjendje (mjafton ti përmend familjarët e drejtorëve të komunes të punësuar si drejtorë në shkollat e Prishtinës). E për Ismet Beqirin i cili ka thënë se është ofenduese për Prishtinasit që drejtoresha është nga Gjakova e kam një pyetje. Mos është ofenduese për të si mashkull që drejtoresha është grua sepse ky lokalizëm përfundon edhe në -izma të tjerë".
Shtuar më 09/08/2014, ora 09:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori