Ahmeti shpërthen në Facebook: Boll ma! Pabarazi e paqëndrueshme dhe e papranueshme
Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar në Facebook në lidhje me marrëveshjen Kosovë-Serbi për njohjen reciproke të policave të sigurimit, e cila hyri në fuqi ditën e djeshme.

Sipas Ahmetit, kjo marrëveshje nuk është e barabartë pasi favorizon serbët dhe ndëshkon qytetarët e Kosovës, shkruan Portali Albeu.


"Në shkollë fillorë mësohen barazia dhe pabarazia.
Kerret e Serbisë në Kosovë 0 euro për sigurim
Kerret e Kosovës në Serbi 40 euro për sigurim
Tabelat e kerreve të Serbisë pranohen në Kosovë.
Tabelat e kerreve të Kosovës në Serbi nuk pranohen por vendosen Probne (provuese).

Boll ma! Pabarazia është e paqëndrueshme dhe e papranueshme.", shkruan kryetari i Prishtinës në profilin e tij në Facebook. /albeu.com/
Shtuar më 13/08/2015, ora 09:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori