Ahmeti sfidon Thaçin: Nëse dikush nga UÇK do kryente krime, përgjegjësia është e imja
Unë kam qenë komandanti i asaj ushtrie dhe çdo përgjegjësi bie mbi mua".

Kjo ishte deklarata e fortë e Ali Ahmetit, kreu i BDI dhe drejtues politik i Ushtrisë Kombëtare të Maqedonisë sa i përket mundësisë dhe frikës nga një akt-akuzë si ajo ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Keni qenë dy herë pjesë e luftërave në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, a keni frikë se mund të akuzoheni për krime lufte?, e pyeti gazetari Çim Peka Ahmetin, i cili dha një përgjigje që sfidon hapur "mikun" e tij Hashim Thaçi.

“Në vitin 2003 unë kam qenë tre ditë pranë autoriteteve të Hagës dhe kam bërë deklaratën time për të gjitha zhvillimet dhe jam shprehur në fund se asnjë ushtar i UÇK nuk mund të merret në përgjegjësi por vetëm unë sepse unë kam komanduar në këtë ushtri. Kam nënshkruar dhe e tërë përgjegjësia bie mbi mua. Për të dy luftërat, jam i gatshëm të përgjigjem pasi është bërë një luftë e drejtë", tha i vendosur Ali Ahmeti.
Shtuar më 06/07/2020, ora 21:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori