“Nëse Messi do ta fitonte kupën, do të isha shumë i lumtur. Argjentina ka shanse të mira”

Carlos Tevez dëshiron që Lionel Messi të fitojë Kupën e Botës.

“Do të isha shumë i lumtur nëse Messi do ta fitonte kupën në Katar. Unë shoh një ekip shumë të lidhur ngushtë. Ata shkojnë me pushime së bashku, gjë që është e pazakontë.

Ne kemi një shans të mirë për të fituar trofeun”, tha trajneri i Rosario Central dhe ish- sulmuesi i Argjentinës. /albeu.com/


Shtuar 5.07.2022 20:31