Ahmeti përsërit: Platforma shqiptare nuk cënon Maqedoninë
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, është takuar me ambasadorin e Francës në Shkup, Kristian Timonier.

Të dy bashkëbiseduesit, siç thuhet në kumtesë, diskutuan për situatën në vend dhe rajon, si dhe për nevojën imediate që të zgjidhet ngërçi politik.

Ahmeti njoftoi ambasadorin e Francës që ka kërkuar nga partitë parlamentare që të nisin dialog në mënyrë që të arrihet kompromis sa më shpejtë dhe të përfundojë konstituimi i Kuvendit si pikënisje për zgjidhjen e krizës, shkruan Koha.

"Deklarata e përbashkët nuk cenon rendin e as karakterin kushtetues dhe është në përputhje të plotë me Marrëveshjen e Ohrit dhe Kushtetutën e Maqedonisë pasi që paraqet përmbledhje të programeve zgjedhore të partive parlamentare shqiptare", theksoi Ahmeti.

Ai gjithashtu përsëriti që Ivanov dhe politikanët tjerë nuk guxojnë që krizën politike ta shndërrojnë në krizë etnike dhe duhet të përmbahen maksimalisht nga nxitja e urrejtjes midis dy komuniteteve shumicë.
Shtuar më 10/03/2017, ora 14:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori