Ahmeti: Ndarjet nuk na lumturojnë
Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Shpendi Ahmeti, ka theksuar se Kryesia e VV-së me Grupin Parlamentar kanë pasur një takim të sinqertë.

Ahmeti, duke folur para gazetarëve, ka thënë se shpreson shumë se ka mundësi që të qëndrojnë të bashkuar të gjitha palët.

“Nuk jemi të lumtur me këto ndarje. Mendoj edhe besoj në qëndrimin e sinqertë të gjithsecilit. Mund të ketë mospajtime, asnjëherë nuk e kam vënë në dyshim se secili e ka në dëshirë dhe synim largimin e një politike të keqe”, ka shtuar Ahmeti.

Sipas tij, kur po flitet për detaje dhe ato po dalin në publik, atëherë po ndodhin keqkuptime e problem. /albeu.com/
Shtuar më 15/01/2018, ora 21:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori