Ahmeti mbron Kryeprokurorin Lumezi
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përkrah Kryeprokurorin e ri, Aleksander Lumezi dhe thekson se letrat e EULEX-it drejtuar Presidentes ishin grusht-shtet.

"Nëse dikush falsifikon dokumente që dikush mos të dekretohet atëherë është grushtshtet. Nuk po i vjen era e mirë ksaj pune. Shpresoj që do të sqarohen. Ky mision është në një disorganizim total mbi atë që çka ndodhë me misionin e tyre pse kanë ardhë.. ka problem me 6 shtresat e gjyqësisë", ka shtuar ai.

Ndërkohë ai ka theksuar se shumë shpejt edhe Vetëvendosje do të sqarojë qëndrimin rreth dekretimit të Kryeprokurorit të ri. /albeu.com/
Shtuar më 23/04/2015, ora 15:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori