Ahmeti: Mbledhja e parë e kuvendit "zhagitje palidhje"
Kreu i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, nëpërmjet një statusi në Facebook, ka komentuar certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve.

Ai ka thënë se zvarritja e thirrjes së seancës së parë për konstituimin e institucioneve po bëhet pa ndonjë arsye.

“Të shtunën u certifikuan rezultatet. Sot e mërkurë, ende nuk po thirret mbledhja e parë. Çka është kjo zhagitje palidhje?”, ka shkruar Ahmeti. /albeu.com/
Shtuar më 12/07/2017, ora 14:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori