Ahmeti: LDK-PDK i frikësohen humbjes së mandateve në Kuvend Komunal
Shpend Ahmeti, kryetar i Komunës së Prishtinës, ka reaguar në lidhje me deklaratën e partive që qeverisin me vendin, PDK dhe LDK, se do ta votojnë çdo propozim për buxhet komunal, vetëm për të mos shkuar në zgjedhje.

Por, këtë vendim të këtyre dy partive, Ahmeti po e sheh si frikë nga humbja e mundshme të mandateve në Kuvend Komunal nga pikërisht këto dy parti.

“LDK dhe PDK po thonë se do ta votojnë çfarëdo buxheti që dërgoj vetëm për mos të shkuar në zgjedhje për Kuvend Komunal. A thua pse? Sepse qyteti i Prishtinës do ta thoshte mendimin e vetë për koalicionin LDK - PDK në krye me Sami Hamitin”, ka thënë Ahmeti.

Për vendimin e LDK-së dhe PDK-së për votim të buxhetit komunal, ka reaguar edhe nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu. /albeu.com/

Shtuar më 31/01/2015, ora 16:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori