Ahmeti kundër rritjes së pagave të politikanëve
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti reagon lidhur me vendimin e qeverisë për rritje pagash duke u shprehur se paga e posteve politike nuk duhet të jetë më e madhe se tri herë paga mesatare në Kosovë.

“Pagat e posteve politike, jo që nuk do të duhej rritur, por do duhej zvogëluar. Paga më e madhe duhet të jetë jo më e madhe se tri herë paga mesatare. Kësisoji do të krijohej një fond shumë më i madh por edhe do të kishte motiv për deputetët dhe qeveritë qendrore dhe lokale të punojnë për rritjen e pagës mesatare”, shprehet Ahmeti. /albeu.com/
Shtuar më 15/03/2014, ora 14:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori